Lajme

Një LDK, që dikur ishte forcë dhe shtyllë, s’ka të ardhme të sigurtë me Arbena të tillë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:39 / 13 February 2023

NGA: DEDË PREQI

Në realitet, problemi dhe qëllimet e deputetit Gashi, por edhe të kësaj opozite qëndrojnë dikund tjetër, por në fakt këta njerëz që po i shohim në Kuvend si përfaqësues të popullit të Kosovës, me shembullin e tyre po e vëjmë në dyshim shtetin tonë në Kosovë, sikur kjo turmë nuk i ngjanë një realiteti të ri, por si një hordhi njerëzore, që përpiqët sëcili në mënyrën dhe formën e vet të krijojë terenet e veta primitive.

Nuk dua të politizoj aq largë, por duhet thënë se tipari i deputetit Gashi, në seancën e fundit të 13 shkurtit, të këtij viti, e mahniti opinionin tonë shqiptar, me fjalët përtej fyese, që ia drejtoj kryeministrit të vendit Albin Kurti, jo me një qëllim për ta kritikuar në formën e kritikës që bazohet në fakte, apo argumente, por në formën e urrejtjes dhe retorikës nënçmuese, duke i dhënë tërë opinionit një mesazh të keq dhe të hidhur, që del prej një deputeti dhe kryetari të grupit të një partie të madhe opozitare të vendit, siq është LDK-ja.

Fjala «dobët» e përdorur dhjeta herë nga deputeti Gashi, që i drejtohet kryeministrit të vendit, për mos suksesin e tij në udhëheqjen e vendit, nuk ka domethënje që ka aq peshë të debatohet dhe të komentohet kjo fjalë, por fjala e përsëritur disa herë, sikur e rriti peshën e saj përçmuese ndaj përsonit në fjalë, që tingëlloi edhe fyese, sepse vetëm njeriu pa përsonalitet mundohet të krijojë përsonalitetin e vet në këto rrethana, të cilat janë produkt i këtij lloji, dhe paraqesin në opinion të çoroditur edhe gjitha rezervat që ka brenda.

Në gjitha vendet e botës demokratike kritikohen kryeministrat dhe forumi i ministrave dhe qeverisë, por jo edhe në këtë mënyrë, sikur kryeministri Kurti, do ti takonte një vendi tjetër, por edhe ti takonte një vendi tjetër, nuk do të kritikohej në këtë mënyrë përçmuese, ndoshta edhe fyese sipas fjalorit të deputetit Gashi dhe shumë të tjerëve nga kjo opozitë.

Vetëm një pyetje e thjeshtë që vjen nga një qytetar i rëndomt i vendit tonë, që i drejtohet deputetit Gashi, sikur do të ishte kryeministër dikush tjetër, apo në këtë rast, sikur do të ishte zotëri Haradinaj, apo zotëri Thaçi, a e kishi përdorë këtë fjalor edhe për të njëjtit, sigurisht që jo, o deputet, ti edhe LDK, e ke lëshuar shumë poshtë me fjalorët e tillë dhe sjelljet arrogante, që po i përdor në Kuvendin e këtij populli, i cili i ka fajet që e voton qiftin tënd dhe shumë të tjerëve në këtë Kuvend.

Nuk dua që të polimizoj dhe ta mbrojë z. Albin Kurti, sepse ky është i aftë dhe i zoti, që ta mbrojë vetëvetën, por ky njeri sot është kryeministër i vendit dhe më i votuari i këtij POPULLI, që vetë populli e ka votuar dhe zgjedhur në udhëheqjen e këtij vendi, prandaj si deputet dhe si kryetar i grupit parlamentar të LDK-së, duhet që pozita e juaj të reflektojë përmes shembujve të mirë, por jo në këtë mënyrë banale dhe tepër nënçmuese për Institucionet tona dhe njerëzit e saj, të cilët nesër vijnë të tjerët nga LDK, dhe parti të tjera.

Në Parlamentin tonë të Kosovës, nuk duhet të armatosemi në këtë mënyrë duke i bërë ballë rrezikut me njëri tjetrin, edhe pse Lëvizja Vetëvendosje ka përdorë gaz lotsjellës në Kuvend dhe gjëra të tjera demostruese, por kjo Lëvizje gjithherë ka demostruar raste të tilla që kanë luftuar për kauza të mëdha shtetërore, siq ka qenë Demarkacioni me Malin e Zi, dhe Shdërrimi i kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sjelljet e opozitës së sotme janë krejtë diçka tjetër, që kanë të bëjnë me egot dhe tekët e opozitës, që nuk po munden të krijojnë mundësi që të vjedhin dhe të hapin rrugë tjera të korrupsionit, dhe qysh me arritë që të krijohen kushte të rrëzohet kjo qeveri dhe kryeministri Kurti, të mos u jep raporte nga qeveria e tij.

Prandaj, nuk mund të flasim për masën, por është vështirë që të thuash , se cilat janë mundësitë e reja që i hapen njerëzimit tonë në Kosovë, me domethënje pozitive, kur menjëherë bie në sy ajo që nuk është për ta përqafuar dhe pranuar ky popull si vlerë, pa marrë parasysh dallimet politike dhe ideplogjike, apo kriteret që ende i përkasin të kaluarës, por mund të ketë ende shpresë me një përpjekje të vendosur dhe ti qelim sytë të gjithë së bashku para asaj që i kanoset këtij vendi dhe këtij populli.

Përndryshe, LDK, që dikur ishte një forcë e vendosur dhe një shtyllë e fortë demokratike, në krye me presidentin historik dr.Rugovën, duhet edhe sott të tregohet e tillë, por jo me sjelljet e Gashit dhe e shumë të tillëve, që LDK, sot i mbanë në gjirin e vet, vetëm sa për të shtuar një numër.