Lajme

“Një ndër më të mirat pas qeverisë së Ibrahim Rugovës”- qytetarët përshkruajnë qeverinë Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:54 / 11 December 2023

Tash e tre vite në krye të shtetit të Kosovës në pozitën e kryeministrit është Albin Kurti.

Kurti po i mbush gati 3 vite mandate prej kohës kur Lëvizja Vetëvendosje morri në zgjedhjet mbi 50% të votive.

Por çfarë thonë qytetarët në lidhje me qeverisjen e tij.

Lajmi.net ka pyetur disa nga qytetarët lidhur me Albin Kurti dhe Qeverisjen e tij.

Njëri nga ta para kamerës së lajmi.net u shpreh se Kurti nuk duhet ta tradhëtoj shtetin dhe se qeverisja e tij është e mrekullushme.

Një tjetër qytetar nga Prishtina ka thënë se qeverisja e Kurtit ka qenë njëri ndër ma të mirat pas qeverisë së Ibrahim Rugovës.

Por kishte edhe qytetarë të cilët nuk u shprehen të kënaçur me qeverisjen e Kurtit./Lajmi.net/