Lajme

Një pyetje Edi Ramës, a je shqiptar?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:34 / 14 October 2023

NGA FATON MEHMETI

Pas debateve të forta mes opozitës dhe mazhorancës, është miratuar me 101 vota rezoluta që dënon sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator. Rezoluta nuk u votua nga deputetët që mbështesin Lulzim Bashën dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë. Ky i fundit në fjalimin e tij në kuvend më gjatë të gjithë kohës foli për veriun, Kurtin dhe nuk merret me Vuçiqin.

Më tepër ishte i etur për të bërë kritika ndaj Albin Kurtit se për të fajësuar Vuçiqin për agresion terrorist ndaj Kosovës. Por, Rama nuk e kishte fokusin e kritikave tek miku i tij Aleksandër, i bënte thirrje Kosovës të mos e humbasë “shansin historik” për t’u ulur në tavolinën e negociatave me planin franko-gjerman, si dhe ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili, sipas tij, është kthyer në “litar që po ia shtrëngon këmbët Kosovës.

“Imagjino, kërkon pikërisht atë çfarë kërkon edhe Vuçiqi, Asociacionin dhe që KFOR, duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – duke theksuar se “është prezent rreziku i përshkallëzimit me armë të konfliktit në veri, edhe përmes ndikimit rus”.

E tmerrshme të jetë kaq në vijë të njëjtë kryeministri shqiptar me presidentin serb, derisa me kryeministrin e Kosovës të ketë antagonizma të thellë. Edi Rama duhet të mendojë dhe veprojë si shqiptar, ndryshe s’mundet asnjëherë të jetë në krah të Kosovës e rrjedhimisht as t’i shërbejë.

Aq e pabesueshme është vetëm të mendohet si kryeministri i Shqipërisë ja raporte më të mulira në presidentin serb se kryeministrin e Kosovës, e vetvetiu lind pyetje-a është Edi Rama shqiptar, a ndjehet si i tillë. E vështirë të besohet se dikush që ndjehet shqiptar të jetë pro Serbisë e kundër Kosovës.