Lajme

Njësi banimi me 250 lokale afariste – Pasuria marramendëse e Abelard Tahirit ‘acaron’ profesorin, pyet a ka prokurorë trima?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:59 / 29 April 2024

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në deklarimin e pasurisë së tij, ka treguar se është super i pasur.

Kjo pasuri e tij, ka ‘acaruar’ profesorin Binak Maxharraj, i cili pyet se a ka ndonjë prokuror trim që guxon të merret me Tahirin dhe ta pyes për pasurinë e tij.

Maxharraj thotë se të gjithë e dinë se me një rrogë nuk mund të bëhesh milioner.

Postimi i plotë:

Pasuria milionshe e Ableard Tahirit të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka prodhuar më së shumti milionera në krahasim me partitë tjera.

Njërin nga ta po ua prezentojmë që tani sipas të dhënave të deklaruar mbi pasurinë thuhet.

“Shefi i GP të PDK-së, Ableard Tahiri ka në pronësi dy shtëpi që i kushtojnë mbi gjysmë milionë euro, një tokë në vlerë prej gjysmë milionë euro, një tokë në vlerë të 7 mijë eurove dhe një njësi banimi me 250 lokale afariste që ka vlerën e 400 mijë eurove”.

Nuk di se a ka ndonjë prokuror trim që guxon me e pyet këtë gallamxhi të PDK-së se nga i mori gjithë këtë pasuri, sepsee edhe femijët e dinë se nga një rrogë nuk bëhen milionat?