Lajme

Njofton Kurti: Operacioni policor në veri po vazhdon

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:45 / 24 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës në operacionin e sotëm, konfiskoi qindra armë dhe municione.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti bëri me dije se operacioni do të vazhdojë.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si mitralozë, granata dhe më shumë.

Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

Operacioni është në vazhdim”, shkroi Kurti.