Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin e Spanjës që të njohë pasaportat e Kosovës.
Ai tha se vlera po i rritet pasaportës së Kosovës dhe shtetit.
“Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja i është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti në Instagram.
Vendimi për njohjen e pasaportave kosovare është marrë nga 1 janari.
Por, në dokumentin e Bashkimit Evropian ku bëhet i ditur ky vendim, thuhet se kjo nuk nënkupton njohje të shtetësisë së Kosovës.
“Spanja njohu nga 1 janari 2014 pasaportat që lëshohen nga Republika e Kosovës. Ky ndryshim nuk përbën në asnjë mënyrë njohje zyrtare të Kosovës”, thuhet në dokument.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kanë thënë se qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në Spanjë