Lajme

Nuk do ta besoni! Ja sa vjeç mbush aktori i njohur i filmit “i vetëm në shtëpi”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:39 / 28 August 2024

Macaulay Culkin personazhi i famshëm i filmit “Home Alone” feston sot 44-vjetorin e lindjes. Culkin ishte 10 vjeç kur u publikua filmi, dhe publiku asnjëherë nuk ka ndalur së pari personazhin e tij Kevin McCallister për dekada me radhë.

Cuklin është konsideruar si një nga aktorët fëmijë më të suksesshëm në historinë e kinematografisë botërore duke u renditur në vendin e dytë në listën e VH1 të “100 yjeve më të mëdhenj të fëmijëve” në 2009, shkruan famousbirthdays.

44 vjeçari është rritur në një familje të madhe. Ai ka shtatë vëllezër e motra, duke përfshirë një vëlla më të vogël të quajtur Kieran Culkin.

Tezja e tij është aktorja Bonnie Bedelia. Ai ka qenë i martuar me aktoren Rachel Miner nga viti 1998 deri në vitin 2002, më pas kaloi në një romancë me aktoren Mila Kunis për gati tetë vjet. Lidhja e tyre përfundoi në vitin 2010.