Lajme

“Nuk e ka problem partneri zhveshjen tënde?”/ Mikela Pupa i mbyll “gojën” ndjekësit: Zakonisht…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:53 / 19 October 2024

Mikela Pupa ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. Ata kanë qenë kuriozë që të dinë detaje nga jeta e saj personale si dhe nga periudha e shtatzënisë.

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje fansave të saj për të gjitha pyetjet që i kanë bërë.

Pupa ka publikuar disa fotografi ku tregon barkun e rrumbullakosur. Në disa prej tyre, ajo shfaqet me të gjithë barkun jashtë dhe disa ndjekës e kanë kritikuar për këtë detaj.

“Nuk e ka problem partneri zhveshjen tënde?”/ Mikela Pupa i

Ndërsa një ndjekës e ka pyetur pikërisht për këtë ‘zhveshjen’ e saj në këtë set fotografik.

“Nuk e ka problem partneri zhveshjen tënde?”, i ka shkruar një fans dhe Mikela Pupa e ka lënë pa fjalë me përgjigjen:

“Zakonisht zhvishemi bashkë”.