5:48 / 14 March 2025
Loja e mosreagimit në Big Brother VIP Albania 4 ka përfunduar papritur për Gjestin, një prej banorëve më të komentuar.
Ai nuk ka mundur t’i rezistojë tundimit për të reaguar kur Vëllai i Madh solli qenin e tij të dashur në shtëpi, duke prishur sfidën.
Pas disa ditësh qëndrueshmërie, ku banorët u testuan me persona nga jeta e tyre, Gjesti u dorëzua përballë kafshës së tij, ndërkohë që disa ditë më parë, ai ishte treguar i ftohtë ndaj ish-e dashurës së tij, Xhenetës, duke habitur publikun.