Lajme

‘Nuk e vërejmë se sa i mjerë është përçmimi ynë!’ Kiara ironizon Arbanën pas deklaratës që bëri për të?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:11 / 27 April 2023

Një koment i bërë nga Luizi për Efin dhe i pasuar nga një koment i Arbanës për Kiarën ka ndezur rrjetin.

“Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë.”-tha Luizi, të cilit Arbana ia ktheu duke i thënë:

“Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit.”

Deklarata e moderators është kritikuar shumë në rrjet dhe duket se pakënaqësi ka pasur edhe te Kiara. Pas spektaklit ajo ka ndarë në Instagram një thënie ku shkruhet: “Është e çudtshme se si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë se sa i mjerë është përçmimi ynë”.

Më pas ka postuar edhe një foto me Luizin.

Një thumb që si duket ka shkuar për deklaratën e Arbanës, por edhe për opinionistët të cilët prej javësh janë përfshirë në debate të ashpëra me Kiarën.