9:52 / 12 May 2024
Tashmë kanë ngelur vetëm dy javë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip” dhe të gjithë banorët e duan një vend në finale.
Teksa Romeo e ka siguruar vendi ne tij, dhe Juli ose Meritoni do e sigurojnë të martën, banorët e tjerë janë ende në “luftë” me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme, teksa ishte duke biseduar me Eglën, Graciano është shprehur se Heidi nuk duhet të jetë një nga banoret që të shkojë në finale, pasi nuk është më lojtare.
Graciano: “Heidi nuk duhet të ekzistojë në këtë shtëpi”
Egla: “Kjo është fjalë e madhe. Nuk e thua do as ti, as unë. E thotë publiku”.
Graciano: “Nuk është as finaliste, as lojtare dhe kjo e bën që të mos ekzistojë në këtë shtëpi.”