Nga:Hysni Gashi
Nuk është hera e parë që nga zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021,zgjedhje këto të cilat e sjellen Albin Kurtin ne pushtet me një mbeshtetje maksimale të mergatës sonë.
Megjithatë nga kjo fitore plebeshitare,një pjesë e gazetarëve filloj të fajson mergatën për çdo gjë dhe ta bulizoj atë për gjithëçka me lloj-lloj shprehje e deri të ajo si gërnaçe gjë që me herët nuk kishum dëgjuar kësi fyrje.
Për ata që se dinë fjale gërnaçe po përdoret ne formen me pezhurative që do të thotë si fundi i kusis e shprehje të tjëra e ne veçanti këto shprehje pezhurative vinë nga një armatë e gazetarëve miloner që fituan e përfituan shumë nga qeveritë dy dekada që tani janë ne opozitë.
Ndonëse,krejt po harrojnë se kjo mergatë me herët i kishte votuar këto parti për të qeverisur e që sot janë ne opozitë.
Me ç’rast,sot nuk paska lenë portal e gazetarë pa reaguar për dy vetura të mergimtarëve që i paskan parkuar ne rreth-rrotullim sikurse Kosova dhe populli i saj nuk kanë probleme me të rëndësishme se dy vetura që janë parkuar kësisoj për pak minuta ne mungës të parkingut ne kryqytet.
Nga opinjoni im mendoj se nuk është mirë që i kanë parkuar kësisoj,por jo që e kanë hallin kjo armatë gazetarësh që janë parkuar kësisoj sesa të krijojnē nerativin,opinjonin fiktiv e propagandistik për ta.
Mirëpo unë mendoj se këta gazetarë me portale të tyre po mundohen të sjellin përçarje të pjesa me e çmushme e shtetit dhe kombit tonë e që ne fakt nuk do të ja arrisin kurrë ketë qellim.
E për të qenë edhe me objektiv:mergata nuk është fajtor që komuna nuk hap parkingje,mergata nuk është fajtor që edhe kur nuk janë ata ne Kosovë ne trafik vozitja është katastrofike po ashtu edhe ne parkingje vend e pa vend duke rreziku jetën e qytetarit.
Mergata ishte dhe është ajo që para luftë ne luftë dhe mbas saj po e mban gjallë Kosovën dhe popullin e saj edhe nëse e bëjnë ndonjë gabim apo gjest jo të mirë ne trafik ne këta dy muaj për 10 muaj të vitit nuk është fajtor ajo për kaosin ne trafik e parkingje.
Prandaj nuk fajsohet e bollizohet mergata vetëm se ka votuar Kurtin.
Lajme
Nuk Fajësohet e bullizohet Mergata vetëm se ka votuar Kurtin
3:15 / 15 August 2023