Lajme

“Nuk ia ka lënë shenjë plumbi i Polarit”, Halil Geci publikon dëshmitë e plagosjes së Gani Gecit të lëshuar nga Kampi Bondsteel

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:11 / 26 October 2023

Vëllai i madh i shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, Halili, ka publikuar disa dokumente-dëshmi të plagosjes së Gani Gecit.

Këto dokumente Halil Geci i publikoi pas akuzave të Rexhep Kastratit që po i bën në drejtim të familjes Geci.

Postimi i plotë:

Këto janë disa nga dokumentat e plagosjes së Ganiut nga spitali i Bondstillit

A po rren zagari i SHIK-ut, Rexhep Kastrati dhe shefi i tij Hashim Polari, a po rren Bonstilli i Xhorxh Washingtonit?!!!

Ja dokumentat e lëshuara nga spitali i Bondstillit ku Ganiu dërgohet për shërim nga frika se po e vrasin mjekët e SHIK–ut.

Ditën kritike të datës 19 tetor 2001, Ganiun nga emergjenca e QKUK-së e merr të plagosur me plagë të shumëfishta Bondstilli Amerikan dhe e shëron në gjirin e ushtarëve të vet!

O zagari i SHIK-ut! Mjekët janë ata që e bëjnë ekspertizën dhe i përcaktojnë plagët e lëndimet, o Rexhep Zagari! Ti, me sa e di unë, ti vetë ia ke pa ko…et e plagosura, por i ka pasur të çelikut dhe mu për atë s’ia ka lënë shenjë plumbi i Polarit..!