Lajme

“Nuk iu konvenonte patriotave të Beogradit në Prishtinë”, Naim Miftari: Ja pse u vra Fehmi Agani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:16 / 16 August 2022

Në maj të vitit 1999, policia kriminale e Serbisë, e vran e pushkatuan në mënyrë mizore Akademikun Fehmi Agani, atdhetarin dhe politikanin e paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Për vrasjen e Fehmi Aganit ka shkruar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari thekson se, Agani ishte ideatori dhe organizatori i grupeve të para ushtarke që morën pjesë në Shqipëri e ku pastaj lindi edhe UÇK-ja.

“Ideatori organizatori i grupeve të para ilegale të organizuara që bën ushtrime ushtarake në Shqipri në vitet 1991 ku nga ata luftar pastaj lindi vet UÇK-ja e Adem Jasharit, Salih Çekut, Zahir Pajazitit përkrahësi krysor i kryngritjes së armatosur në Kosovë”, pohon Miftari.

Ai shton se prandaj edhe u vra nga forcat serbe.

“Prandaj edhe u vra nga forcat e shtetit serb, nuk i konvenonte asesi Beogradit as disa patriotavE që i la pas shteti serb në Prishtinë që Fehmi Agani ta pret lirinë i gjallë siç ndodhi i njëjti rast si me dëshmorin e kombit Ukshin Hotin”, shton ai.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për këta dëshmor, kolosë për këta largpamësa e burrështetasë që i pati Kosova!”, përfundon Naim Miftari.