Luizi prej orësh i ka kërkuar Kiarës të dalin së bashku nga shtëpia vip. Kjo e fundit e ka kundërshtuar dhe Luizi ka vendosur ta presë jashtë. ‘Nuk kam valixhe po futi në qese, Luizi- Kiarës: Të pres jashtë nëse do!’
Këngëtari duket se ka marrë vendimin përfundimtar për të ndërprerë garën.Ka disa ditë që Kiara dhe Luizi kanë një krisje në lidhje e tyre. Kiara vazhdon t’i mbajë qëndrim Luizit, përkundër përpjekjeve të tij.
Mbrëmë Luizi sërish i ka shkuar afër shtratit ku edhe kanë diskutuar. Ai i ka kërkuar falje asaj teksa është shprehur se nuk mund të rri pa të. Në anën tjetër ishte Kiara ajo e cila u shpreh se është ndier keq, dhe se ai po e nënvlerëson atë para banorëve.
Situata në mes të Luizit dhe Kiarës ka qene më e tensionuar se asnjëherë. Të martën, gjatë natës së prime është diskutuar për veprimet e Luizit ndaj Kiarës, e që shumica e banorëve dhe opinonistëve e konsideruan dhunë. Shiko videon:
VIDEO: