Lajme

Nuk ka izolim për të, Egla Ceno fotografohet rrugëve të Tiranës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:28 / 2 April 2024

Ditën e djeshme (e hënë) mori gjithë vëmendjen një video që u publikua nga faqja zyrtare e Big Brother në rrjete sociale.

Në po të njëjtën video la të dyshohej që Egla Ceno nuk ishte larguar nga shtëpia, por veçse u izolua në një ambient tjetër, larg banorëve.

Iconstyle ndërkohë ka publikuar disa pamje të aktores së njohur, ku shihet rrugëve të Tiranës.

Siç thuhet, ish-banorja u pa në zonën e “Komunës së Parisit” me kapele dhe rroba të zakonshme, në shoqërinë e disa personave që me siguri mund të jenë të afërmit e saj.

Videoja nga ana tjetër u bë virale dhe u komentua si një gënjeshtër për 1 Prill.