Ballina

Nuk ka njohje nga Serbia, Çitaku për këtë fajëson Osmanin dhe Kurtin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:17 / 4 January 2023

Përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen”, ishte deklarata e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenir në një intervistë zhvilluar me gazetarin e The Economist, Tim Judah.

Por, për këtë deklaratë të Hovenier, nënkryetarja e PDK-së po e fajëson Kryeministrin dhe Presidenten e vendit

Çitaku tha se Qeveria dhe Presiendetja duhet të sqarojnë se si kanë arritur në këtë situatë.

Sipas saj, politika e papërgjegjshme dhe amatoreske e tyre ka sjellur këtë pasojë.

“Qeveria dhe Presidentja duhet të sqarojnë se si kemi arritur në këtë situatë. Politika e papërgjegjeshme dhe amatoreske ka pasoja. Kjo duket të jetë një nga to”, tha Çitaku për Reporteri.net.

Një reagim sot gjatë ditës pati edhe nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili tha se Qeveria duhet t’i tregoj popullit se katandisur punën që e kanë bërë ShBA-në të deklarojnë se nuk është është koha për njohje nga Serbia.

“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!”, tha Hoti.

Se niveli i mosbesimit mes palës kosovare dhe asaj serbe nuk ka qenë kurrë më i lartë, e kishte thënë edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

“Tensionet nuk kanë qenë kurrë më të larta në 20 vjet; Mosbesimi nuk ka qenë kurrë më i thellë”, citohet të ketë thënë Lajçak në një bisedë me njohësin e çështjeve të Ballkanit, Tim Judah.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka thënë se Serbia vazhdon të jetë e painteresuar për një kompromis.

Madje ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e dëshiron ndarjen dhe se dëshiron kthimin në kohë e flet sikur është “në kërkim të makinës së kohës… herë dëshiron të kthehet më 1999 e herë më 2007 (para shpalljes së pavarësisë së Kosovës), por ju e dini… treni është larguar nga stacioni. Nuk mund të kthehemi më atje”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale, megjithëse konfirmoi se në muajin janar të vitit 2023 do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimin e radhës në Bruksel. Kurti, thekson se Serbia më shumë është e interesuar për shkaktimin e krizave në të cilat mandej shfaqet vet si faktor për t’i zgjidhur ato.

Por, Bashkimi Evropian ende nuk ka datë për rifillimin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Zëdhënësja e BE-së, Zoi Muletier në një përgjigje ka thënë se “nëse do të ketë një takim do ta bëjnë publik kur të është e përshtatshme”.

Esiet gatavi atklāt jaunas idejas un padomus par mājas labiekārtošanu, ceļojumiem un ēdieniem ar mūsu jaunajiem rakstiem! Mēs piedāvājam praktiskus padomus, kā ietaupīt laiku un naudu, izmantojot vienkāršus trikus un līdzekļus, kā arī gardus receptes un padomus par dārzeņu audzēšanu savā dārzā. Apskatiet mūsu resursus, lai iegūtu vērtīgu informāciju, kas palīdzēs jums izbaudīt dzīvi vēl vairāk! Uzziniet jaunas idejas un iedvesmu mūsu lapā! SLEPENIE VĀRDI 'LION' UN 'SPIRIT': MAZGA LAIKĀ Mīkla, kas iepriecina ģēnijus: jums 21 sekundē jāatrod grila Ģeniāla mīkla: atradi savu bērna īsto tēvu 5 Robots sasnieg pasaules Burvīga optiskā ilūzija: vārdu "burgeris" atrast 6 sekunžu IQ tests: vai esat Ābolu meklēšana starp tomātiem: ātri un neierastā mīklā 35 vārdu sarežģītā puzzle spēle: atrasti Kokosrieksta meklētājs: sarežģīta puzzle spēle Ārzemnieku kāzās: ātrs IQ tests 9 sekundēs Mīļākie un gudrākie: atradīsiet suni 6 sekundēs Gudra optiskā ilūzija: Jums ir ērgļa Tikai asākās acis Jauna interneta mīkla: tikai gudri cilvēki spēj atrisināt šo ilūziju LOCK: uzdevums ģēniem 10 sekundēs Ģeniāli jāpanāk: atrodi hameleonus 9 Kā pārvarēt sarežģītības un atrisināt vienkāršu problēmu: Radzi izaicinājumu un Gudrie ģēniji atradīs vārdus "līdakas" IQ tests Pārsteidzoši un noderīgi dzīveshaki, gardi ēdieni un noderīgas raksti par dārzu - viss vienā vietā! Izpētiet mūsu jaunākos rakstus, lai uzlabotu savu ikdienu un iegūtu jaunas idejas dārza darbos. Turpiniet lasīt, lai iegūtu jaunas atziņas!