Lajme

“Nuk kam hyrë mes jush për të të futur në krevat”, Juli i ashpër ndaj Heidit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:15 / 13 March 2024

Juli ka pasur një debat të ashpër me Heidin, teksa kjo e fundit edhe ka shpërthyer në lot.

Ai duke diskutuar me Heidin me një ton të ngritur të zërit, e ka bërë të ndihet keq konkurrenten, e cila edhe ka filluar të qaj, shkruan lajmi.net.

Tema e diskutimit, pa dyshim ishte lidhja e saj me Romeo.

“Nuk kam hyrë mes jush për të të futur në krevat”, i ka thënë Juli, Heidit.

“Qenke i tmerrshëm”, ia kam kthyer Heidi, Julit.

Pas kësaj Heidi ka filluar të qaj, dhe ka qenë Romeo ai i cili e ka larguar nga Juli.

Romeo kur ka kuptuar se cila ishte arsyeja që po qante Heidi, iu ka drejtuar Julit, duke e ofenduar.

“O i pafytyrë, ajo është në moshën e vajzës tënde”, i ka thënë Romeo, Julit.

Por, Juli, përveç ‘largohu’, nuk ka komentuar asgjë tjetër.