Lajme

Nuk kanë fund dramat mes banorëve të “BBVA”, Kristi habit me deklaratën e fundit për Luizin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:45 / 10 July 2023

Luizi së fundi ka qenë sërish në qendër të vëmendjes.

Ai vazhdon të jetë pjesë e lajmeve të mediave shqiptare, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, u duk sikur raporti mes tij dhe Kristit kishte ndryshuar.

Ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dilnin live në “Instagram” së bashku ku bënin shaka të ndryshme me njëri-tjetrin.

Por duket se diçka ka ndodhur së fundmi, pasi Kristi ka bërë një reagim në “Instastory”, ku etiketon edhe këngëtarin e njohur.

“Ah, thjesht nuk mund të rezistosh të përmendesh emrin tim. Duket se jam bërë ylli i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetë, adhurimi yt sekret për mua do të mbetet gjithmonë mes nesh”, ka shkruar Kristi në foton që ka postuar në rrjetet sociale.