12:48 / 13 June 2023
Luizi vazhdon të jetë më i komentuari në estradën shqiptare.
Këngëtari shkodran, ka nisur koncertet e tij në Amerikë, shkruan lajmi.net.
E duket se atje ka publikun e tij të zjarrtë.
Në një nga performancat e tij ka mbetur i habitur edhe nga një fans, i cili ka hequr orën e tij Rolex nga dora për t’ia dhuruar këngëtarit, i cili në fillim insiston që të mos e mbajë.
Pas insistimit të madh, Luizi vendosi ta mbajë.