Lajme

“Nuk keni sjellë asgjë të mirë as për serbët, as për shqiptarët”, Lista Serbe s’ka votë për Konjufcën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:53 / 19 November 2025

Lista Serbe ka thënë se do të votojë kundër qeverisë së propozuar nga mandatari Konjufca.

Deputeti i Listë Serbe, Igor Simiq tha se Kurti dhe ministrat  tij do të mbahen mend për dëshirën që me çdo çmim ta ruajnë karrigen.

“Herën e kaluar kemi dhënë qëndrim të qartë, dhe po e shohim se është përralla e njëjtë. Keni sjellë qindra vendime kundër popullit serb. Nuk u keni sjellë asgjë të mirë as shqiptarëve, boshnjakëve , egjiptianëve dhe asnjë komuniteti tjetër.  Do të mbaheni mend për shkeljen e të gjitha rregulloreve dhe për dëshirën e tmerrshme që me çdo çmim ta ruani karrigen tuaj. Në zgjedhje do të shihni se çfarë përgjigje do të japë populli për këto veprime të juaja”, tha Simiq.