Lajme

Nuk komentuan përpjekjet dashakeqëse të Vuçiqit, Kearns: BE-ja zero balancë kur bëhet fjalë për Serbinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:48 / 6 April 2024

Bashkimi Evropian nuk i ka komentuar paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Nuk dua të hyj në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Për këtë moskomentim nga ana e BE-së ka reaguar deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka kritikuar BE-në për qasje të pabalancuar kur bëhet fjalë për Serbinë.

“BE-ja vazhdimisht po zgjedh të demonstrojë zero balancë kur bëhet fjalë për Serbinë”, ka shkruar Kearns, në X.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka pyetur se pse BE-ja për Serbinë s’po komenton, ndërsa për Kosovën po.

“Kur Serbia shkel në mënyrë të vazhdueshme marrëveshjet, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga komentet e mëtejme. Por kur bëhet fjalë për Kosovën, ato mund të jenë po aq specifike sa komentimi i një vendimi për shpronësim të tokës, dhe që të vendosin gishtin. Pse?”, ka shkruar Krasniqi, në X.