Lajme

“Nuk lëshojmë pe”- Kurti takon loken Xhemile Gashi nga Qyshku i Pejës: Fjalët e saj, slogan i yni.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:08 / 22 December 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë një moment të veçantë letrar dhe frymëzues në profilin e tij në Facebook nga takimi me loken Xhemile Gashi nga Qyshku i Pejës.

Ai njoftoi se lokja, pas leximit të veprës historike të Marin Barletit, “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut”, ka filluar të lexojë romanin “Procesi K.” nga Rexhep Zogaj.

Kurti theksoi se fjalët e zonjës Xhemile janë bërë një motto e tyre për zgjedhjet e 28 dhjetorit: “Nuk lëshojmë pe”, duke shprehur vendosmërinë për të qëndruar të palëkundur përballë sfidave.