Një zhvillim i papritur në rrjetet sociale ka nxitur aludime të forta për një ndarje mes një prej çifteve më të komentuar të këtij viti: Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania 4 dhe këngëtarja Egli Tako.
Dyshja nuk ndiqen më në Instagram, një detaj që nuk i ka shpëtuar fansave të tyre të vëmendshëm dhe që ka ndezur dyshimet për përfundimin e lidhjes së tyre.
Lidhja e tyre nisi mes vëmendjes së madhe mediatike, si një romancë që lindi nga shtëpia e famshme.
Por kohët e fundit, diçka ka ndryshuar. Ata jo vetëm që nuk kanë ndarë më foto apo video të përbashkëta, por tani duket se kanë ndërprerë çdo gjë.
As Egli Tako dhe as Gjesti nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për këtë ndryshim të papritur në raportin e tyre, por ndjekësit e çiftit kanë nisur të komentojnë me pyetje dhe shqetësim në rrjete, duke kërkuar shpjegime apo konfirmime nga vetë protagonistët.
Ndërkohë, Egli duket se i është rikthyer fokusit tek muzika dhe karriera personale, duke shpërndarë më shpesh momente nga puna e saj në studio apo projekte të reja.
Gjesti, nga ana tjetër, ka qenë më i rezervuar, duke ndarë pak momente personale, por që po vazhdon fuqishëm me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/