Çifti Ejlli duket se po jetojnë ditët e tyre më të lumtura, përkrah njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë dhe në pozita mjaft të mira sa iu përket karrierave të tyre.Ndërsa Luizi aktualisht është i ngarkuar me premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, si dhe projekte të tjera me të cilat po punon, Kiara vijon me bashkëpunimet me bizneset në rrjetet e saj sociale, ndërsa pret të startojë DWTSA, ku do të jetë moderatorja e përmbledhjes ditore në sallat e provave të spektaklit.
Ndërkohë Kiara ka pak më tepër kohë të lirë, që ka vendosur t’a shpenzojë duke gatuar, duke ndarë me ndjekësit gatimin e saj të radhës – gjellë me perime dhe mish.
I kam qarë me lot” – shkruan Kiara me një video të gatimit të saj, ndërsa pret Luizin të kthehet në shtëpi.Dhe sigurisht nuk kishte se si të mungonte reagimi i Luizit, kur pa storyn e Kiarës.