Lajme

Nxehet situata – E futi produksioni kundër Luizit? Ja çfarë bëri Bledi Mane mbrëmë pas spektaklit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:54 / 8 February 2023

Gazetari i njohur Bledi Mane është banori i tretë më i ri i këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, që u fut mbrëmë me Tan Brahimin dhe Keisi Meidinin.

Mirëpo, siç edhe ishte shkruar në rrjet më parë, Mane është futur me një mision

Dhe me sa duket, ai nuk humbi kohë dhe me të mbaruar spektakli i mbrëmshëm, gjeti mundësinë për të biseduar me Luizin dhe filloi me provokimet.

Fillimisht ai i tha Luizit se “ti ke një nuhatje prej bastexhiu”, duke dashur të dijë nëse këngëtari do të pranonte se ishte i tillë.

Më pas, ai vijoi pyetjet duke i thënë nëse “kishte ndonjë brengë” dhe “nëse e shqetësonte” diçka.

Loja e Manes sapo ka filluar dhe mbetet për t’u parë se deri ku do shkojë.