Lajme

Nxehet situata me Qetsorin, Luizi: Nuk të llogaris hiç! As me 14 ‘BBV’ nuk më arrin dot (Video)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:36 / 7 March 2023

Kush kishte parashikuar debate mes Luizit dhe Qetsorit, të bëjë gati kokoshkat pasi sapo ndodhi. Një debat i cili nisi për një shprehje italisht, bëri që dy banorët të ngrinin tonet e të hidhnin fjalë të rënda.

Qetsori i kërkoi Luizit të mos komentonte gjërat që lidheshin me familjen e tij. Kjo solli acarimin e Luizi i cili i përsëriste se nuk po fliste për të. Më tej, Luizi i bëri të ditur se nuk e llogarit si banor e sado të përpiqet, Qetsori nuk e arrin dot.

DEBATI: Luizi: Datat e kalamajve.. Qetsori: Qetësohu! Luizi: Si the? Qetsori: Qetesohu kur kapesh në data fëmijësh, Luizi: E tha keq. Isha duke folur me atë. Qetsori: Fole për gjërat e mia. Luizi: Jo kurrë në botë.

Qetsori: Ore dëgjon ti? Luizi: A dëgjon ti? Qetsori: A të futen fjalët në tru? Luizi: Po ty, të futen fjalët në vesh? Ndersa Kiara dhe Luizi qeshin derisa Kiara mundohet ta qetesoje megjithese Luizi mbajti veten shume mire.Shiko videon: