Ballina

Nxënësit në Skënderaj mësojnë informatikë në dërrasë të zezë, e Samiu skalitet në bronz”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:48 / 16 October 2022

Në shkollën SH.F.M.U. Drenica në Polac nxënësit dhe mësimdhënësi i informatikës po përballen me sfida teknike, shkruan Rajoni.org.

Mungesa e kompjuterëve po u krijon atyre vështirësi në realizimin e orës mësimore.

Televizioni ATV u interesua në lidhje me këtë çështje dhe kontaktoi komunën që të marrë informata. Këta të fundit u arsyetuan duke larguar përgjegjësinë nga vetja dhe duke thënë se ministria e ka për obligim që të investojë, pasi edhe vetë projekti i ndërtimit të shkollës është iniciuar nga ata.

Në lidhje me këtë është kyçur edhe Hysni Mehani duke thënë se mungesa e këtyre mjeteve teknologjike po ndikon negativisht, duke i lënë nxënësit pas në mësim.

Ndërsa anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë degë Bahri Zabeli ka ironizuar me pretendimin e Amir Lushtakut. Ai në rrjetin social Facebook tha se nxënësit mësojnë informatikë në dërrasë të zezë, e Samiu skalitet në bronz.

“Ministria e ka për detyrë furnizimin e shkollës me kompjuterë, sepse komuna i ka disa prioritete tjera si përmendorja e Samiut e 80 mijë euro vetura zyrtare.”

Ai kritikoi edhe mosprononcimin e drejtorit të shkollës dhe arsimtarit të informatikës për medie duke thënë që mos ta lënë mësimdhënësin e gjuhës shqipe të flas për informatikë./Rajoni.org/