Lajme

O Isa Mustafa…Vëllavrasjen për pushtet në Kosovë e solli Hashim Thaçi, që të bëri kryeministër…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:51 / 10 August 2022

Nga Rexhep Torte

Qeveria e Albin Kurtit nuk i ka sjellë asnjë të keqe Kosovës. Vëllavrasjen për pushtet në Kosovë e solli Hashim Thaçi, që të futi nën sqetull, të bëri kryeministër, që mos të të ndihet zëri për qindra aktivistë të vrarë të LDK-së. Ti në dialogun në Bruksel me Asociacionin e kënaqe Serbinë kriminale dhe ia vure Kosovës thikën në shpinë. Serbinë kriminale jo vetëm te dera, por e futët brenda në Kosovë ti me Hashim Thaçin.

Dhunën më të madhe Kosovës ia shkaktuat ti dhe Hashim Thaçi dhe të ngjashmit me ju.

O Isa Mustafa akademiku munafiku, kapuni dorë për dore bashkë me Avdullah Hotin, Skender Hysenin, Joe Boltonin, e Richard Grnellin, por mos e harroni Lumir Abdixhikun-kryetarin e LDK-së, se të bëri kryetar nderi në vend që të jesh kryetar turpi për të zezat që ia bëre LDK-së, dhe mos harroni merreni edhe PDK-në dhe AAK-në, dhe thuajani lamtumirën politikës në Kosovë, sepse Kosova s’ua pa hairin, por vetëm sherrin.