Lajme

“O lojtare e dobët”- Cilës banore iu drejtua Gjesti në këtë mënyrë?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:00 / 19 March 2025

Gjesti dhe Ola kanë patur një diskutim sot me njëri-tjetrin, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku banori e ka krahasuar atë me Livian.

Këngëtari ka ironizuar Olën pasi qëndron gati gjatë gjithë kohës me Rozanën, ashtu siç rrinte ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“O Livia u bëre me Rozanën”, i thotë Gjesti.

E teksa ky i fundit po e ngacmonte, Rozana i thotë Olës që të mos reagojë, e këtu ndërhyn sërish Gjesti:

“Shiko si të mëson se çfarë të bësh, ti e mbyll gojën se je e dobët”.