9:25 / 21 January 2023
Gazetari Parim Olluri, ka reaguar pas komenteve ndaj Sami Lushtakut e PDK-se pas vërshimeve në qytetin e Skenderajt.
Olluri ka shkruar se pas vërshimeve, një qytetarë ka shkruar “jetoni tash në lloq si babë e babagjysh’, dhe sipas tij nëse e shkruan këtë fjali dhe nuk mërzitesh hiç, dije që përnjëmend je UDB’ash.
Në kohën kur banorët e Drenicës i frikësohen një fundi tragjik nga vërshimet, dalin njerëz që e shkruajnë edhe këtë: Jetoni tash në lloq si babë e babagjysh. Nëse e shkruan këtë fjali dhe nuk mërzitesh hiç, dije që përnjëmend je UDB’ash. Edhe që baba e babegjyshi yt janë mërzite shumë që Drenica e ka largu Millosheviqin nga Kosova.” – ka shkruar Olluri.