Lajme

Olluri: Qeveria Kurti po mbron njerëzit e akuzuar për korrupsion

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:23 / 1 February 2024

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka komentuar raportin e “Transparency International”, ku Kosova renditet e 83’ta. Ai tha se Qeveria Kurti që tri vite qeverisje është duke e mbrojtë korrupsionin

Olluri tha në Pressing se nuk ka ndodhur më parë që një kryeminstër të mbrojë një njëri që është në burg.

Kritikat dhe lëvdatat për këto rënditje i marrin gjithmonë qeveritë. Kjo qeveri ka ndiku për më mbrojtë korrupsionin tash e tri vite, është hera e parë që një qeveri dhe një kryeministër bashkë me ministrat e tij, në foltore të kuvendit mbron njerëzit e akuzuar për korrupsion”, u shpreh Olluri.

Ai përmendi rastin e kuzhinierin personal të Kurtit, Ridvan Muharremi i cili u arrestua dhe dyshohet se ka gisht në skandalin e Qeverisë Kurti për rezervat shtetërore dhe të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të cilit i kanë ngritur kallëzim penal nën dyshimin për shmangie tatimi, më pas hetimit janë zgjeruar edhe për shpërlarje të parave.

Dmth në këtë vend, kurrë njerëzit e arrestuar me pranga në duar nuk janë mbrojtë prej ministrave e kryeministrave. Po flas për z.Ridvan Muharremi, mikun e z.Kurtit, kuzhinierin e tij personal”, u shpreh ai.

Nuk ka ndodhë as prej Isa Mustafës, as Hashim Thaçit, as Kadri Veselit, e as prej asnjë kryeministri. Njeri që është në burg me u mbrojtë prej kryeministrit, është hera e parë që një kryeministër e mbron një njeri që gjendet prapa grilave, në qeli. E ke pas rastin e Martin Berishajt, janë linçu opozitarët dhe çdokush që e ka kritiku qeverinë lidhur me mbrojtjen që ja kanë bë Martin Berishajt, nuk ka pas mbrojtje kaq masive për me mbrojt një person të zhytyr në korrupsion”, tha Olluri.