Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale qarkulloi reagim i opinionistit të Big Brother Vip Kosova 3, Milail Zeka.
Reagimi konkretisht pati të bëjë me njërën nga banoret e këtij formati, Lela Seferi.
Një fotografi e banores në një pozicion të caktuar me mbishkrimin “Hapet televotimi“ u shpërnda si postim nga Instagrami i opinionistit në fjalë.

Ndaj Zekës dhe reagimit të tij reagoi opinionistja tjetër e këtij formati, Olta Gixhari.
Këtë veprim të tij Olta e quajti gjest të ulët, e që sipas saj veprimi i Zekës është si një shaka seksuale e një para-adoleshenti.

Ndaj situatës kanë reaguar edhe nga vet faqja e banores në rrjetin social, e që të njëjtin e kanë quajtur keqkuptim.
Sipas asaj që u tha në sqarim, postimi nuk është bërë nga vet opinionisti.
I njëjti siç thuhet ka qenë një collaboration i nisur nga një Instagram tjetër.
I njëjti pas disa minutash veçse është larguar si postim, ashtu siç njoftohet.
Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të diskutohet në prime-in e ardhshëm të formatit këtë të premte./Lajmi.net
