Lajme

Olta Gixhari ekspozon format trupore në bikini nga pushimet në jug

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:46 / 21 August 2023

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet profesionale.

Së fundmi, aktorja durrsake u ka dhënë një vështrim ndjekësve të saj në Instagram, të pushimeve të saj më të fundit në Shqipëri.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Ajo ka publikuar disa imazhe në Instagram, ku shihet teksa ngjitet në disa prej shkëmbinj bregdetar në jug të vendit.

Në mbishkrimin e këtyre imazheve, Gixhari shkroi: “S’ja fjalë për të shpjeguar bukurinë e vendit tonë”.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

E njëjta më pas publikoi edhe një video, ku shihej duke u hedhur nga varka në det, teksa vinte në pah format e tonifikuara të trupit të saj.

Olta përndryshe ka qenë mjaft e përfolur në mediat rozë, që pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Albania 2, ku u shqua si një ndër konkurrentet më të forta.

Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram