7:36 / 29 July 2023
Olta Gixhari ishte një nga banoret më të komentuara të “Big Brother VIP 2” dhe pas daljes së saj vijoi të ishte në vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Por mesa duket Olta është gati të hyjë në Big Brother VIP 3, vetëm se ka një problem.
Producentja Sara Hoxha nuk e lejon Oltën të bëhet sërish pjesë e formatit. Këtë e ka treguar vetë aktorja duke iu përgjigjur fansave në Instagram.
Dikush e pyet nëse do të hyjë në BBV3 dhe Olta thotë: Dua, por Sara Hoxha më tha ‘ti ose unë të treja’.
