Lajme

Olti Curri bën paralajmërimin e madh: Sonte do të hyjë në Big Brother ish i dashuri i Heidit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:01 / 14 May 2024

Sipas Olti Currit situata brenda Big Brother VIP Albania sonte do të jetë zjarr.

Ai ka paralajmëruar se ish i dashuri i Heidi Bacit, Massimiliano Varrese do të hyjë sonte në shtëpi, por nga produksioni i këtij formati një gjë e tillë nuk është konfirmuar, shkruan lajmi.net.

Blogeri i njohur ka thënë në një video të publikuar në Instagram se është në Firenze dhe se zogu e ka lajmëruar që Massimiliano do të hyjë në ‘BBVA’ për Heidin.

“Jo nuk është e mundur, unë jam në të madhen e të bukurën Firenze dhe zogu më lajmëron që sot do hyjë në Big Brother Massimiliano për Heidin. Zjarr”, është shprehur ai.

Ndërkohë, Heidi është në një lidhje me Romeo Veshaj dhe kryesisht gëzojnë një raport të mirë.

Kjo hyrje besohet se do të shkaktoj një katrahurë të vërtetë mes çiftit.