Nga Liri Loshi
“Koalicion parimor është atëherë kur dy grupe politike bëhen bashkë për të njëjtat qëllime, si tash për shembull me u ba bashkë Lista serbe me opozitën për ta rrëzuar qeverinë Kurti. Këtu, pra, nuk ka asgjë jo parimore. Në kushte normale veprimi politik gjithnjë bëhet për një qëllim, për një kauzë.
Kauzë e opozitës është me e largu Albin Kurtin nga pushteti. Edhe Lista serbe ka të njëjtën kauzë.
Njerëzit gjithmonë i ka bashkuar rreziku. Opozita dhe Lista serbe ndihen të rrezikuara nga shteti ligjor. E para për shkak se në gjiun e vet përmban njerëz të pasuruar paligjshëm dhe e dyta për shkak se përmban njerëz me rekord kriminal. Nëse vazhdon pushteti i Kurtit dhe Osmanit, këto dy kategori shpëtim nuk kanë. Në kohën e komunizmit ne jemi bashku me serbët për pikë të qefit dhe s’e kemi bërë dert atë punë. Tash bashkimi po ndodh prej derti.
Uroj që ky bashkim të ketë sukses. Nëse nuk ka tash do të ketë në të ardhmen. Me rëndësi është mos me u ndalë, me e provu. Kundërshtarë të Albin Kurtit të të gjitha ngjyrave BASHKOHUNI! Bashkohuni sa s’ju ka pi e zeza! Kur t’ju pi bëhet vonë”.