Analisti politik, Faton Mehmeti thotë opozita do të bëjë një fushatë të egër kundër qeverisë në pushtet, mirëpo, përsëri do të pësojë debakël.
“Opozita në këto zgjedhje futet e dërrmuar, pa reforma dhe me humbjen e sigurt. Pritet që fushata e tyre të jetë e egër ndaj qeverisë, kjo nuk do u sjellë vota, përveç do të rikonfirmojë mjerimin ku janë futur. Kështu që, debakli është i pritshëm për opozitën, derisa Kurti do të vazhdojë të jetë kryeminstër edhe për katër vite të tjera”, u shpreh ai.
Më tej, analisti theksoi që të qenurit në linjë me Vuçiqin dhe Ramën, do të bëj që opozita ta pësojë në këto zgjedhje.
“Opozita do e paguajë dëmin që i ka bërë Kosovës duke qenë në linjë të njëjtë me Vuçiqin, Edi Ramën dhe të gjithë ata që punojnë kundër vendit. Populli do i ndëshkojë edhe më keq se me 14 shkurt 2021”, foli Mehmeti për “Bota sot”