Nga Gani Qarri
Pas fillimit të bashkëpunimit konkret të Ministrisë së drejtësisë me ekipin profesional të komisionit të Venecias, përveç dështimit të propagandës shpifëse e penalizuese të partive të inkriminuara opozitare, finalizimi i procesit Vetting, përfundimisht po merr rrugë drejtë kurorëzimit të sigurt. Po ashtu, në takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias, raportohet së është diskutuar edhe pakoja e plotë e projektligjeve, duke filluar pikësëpari me pikënisje te prokuroria dhe theks të veçantë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka çaluar më së shumti, bashkë me komplet sistemin e kapur të drejtësisë në vend. Ekspertëve të Venecias u është bërë me dije se në fakt edhe para 4 viteve në Kosovë ka nisur një analizë e “detajuar” për identifikimin e problemeve në sistemin e drejtësisë, por një analizë e vërtetë, vetëm këtë vit dhe mandatin aktual qeverisës, është kurorëzuar me strategjinë për sundimin e ligjit, ku përveç Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspertëve të shumtë, kanë marrë pjesë edhe institucionet tjera, përfshi shoqërinë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtar.
Ministrja Haxhiu ka sqaruar se reformimi i KPK-së, vjen si domosdoshmëri e identifikuar në Strategjinë ndër-sektoriale për sundimin e ligjit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të munguar për gjithë këto vite, në drejtësi, transparencës dhe llogaridhënies në sistem prokurorial, e në veçanti në KPK, si organ mbikëqyrës, për të evituar menaxhimin korporatist në KPK dhe arritjen e balancës në KPK me përfaqësim të barabartë të anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë. Pra kjo është konsulenca profesionale ndërkombëtare, e cila është vendimtare në këtë proces, në mënyrë që reforma me Vetting të jetë e suksesshme, si dhe të depolitizohet e dekriminalizohet në tërësi sistemi i drejtësisë, që për dy dekada ishte i kapur nga mafia politike, rrjetet kriminale dhe grupet e ngushta të interesit, të cilat dirigjonin çdo gjë, deri te diktimi i nxjerrjes së vendimeve në prokurori dhe gjykatat e vendit.