Lajme

Opozita në terren: Haradinaj nis takimet me qytetarët, LDK paralajmëron së shpejti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:22 / 11 September 2022

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i rikthehen terrenit, takimeve me qytetarë, pas kritikave që japin ndaj qeverisë aktuale, qoftë përmes deputetëve të tyre në Kuvend, por edhe në konferenca, paraqitje në media e postime në rrjetet sociale.

Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja, ka nisur tashmë takimet me qytetarë, kurse partia e Lumir Abdixhikut, LDK-ja ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë në terren.

Më 7 shtator, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook njoftoi se nga kjo datë nis daljen në terren, ku tregoi se do të nis me Prizrenin.

“Kohërat e ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, kërkojnë sinqeritet e bashkëbisedim mes nesh.
Krijimi i hendekut të madh qeveri-qytetar, krizat në çdo pore të shoqërise, kanë sjellur qytetarin e Kosovës në ditë jo të mira për të dhe institucionet e Kosovës në prag të kollapsit.

Do fillojmë sot me një cikël bisedimesh me qytetarët tanë. Nisim në Prizren, për të vazhduar ditëve tjera në qendra të tjera.

Jeni të mirëseardhur të flasim hapur, të ndajmë brengat tona, të kërkojmë dhe të gjejmë zgjidhje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook më 7 shtator.