Lajme

Opozita që ia bën të keqen Kosovës, do ta pësojë kokës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:33 / 7 August 2023

NGA REXHEP TORTE

PDK, LDK dhe AAK, janë e keqja e Kosovës, dje derisa ishin në pushtet, dhe e sot që janë në opozitë.

Kosova dhe populli i shumë vuajtur i Kosovës me plagë të dhimbshme shekullore, në asnjë mënyrë nuk e ka merituar, që pas lirisë së shumë pritur, Kosovën e lirë e të pavarur ta udhëheqin 22 vite udhëheqës kaq të papërgjegjshëm, vëlla-vrasës, hajdutë dhe të korruptuar.

Le të mendojmë kthjellët dhe me zemër, sa e fuqishme dhe sa e lumtur do të ishte sot Kosova, po të ishin udhëheqësit e saj në 22 vitet e kaluara të përgjegjshëm, atdhetarë e dashamirës dhe po të punonin në të mirë të Kosovës, brenda dhe jashtë saj.

Sa e fuqishme dhe sa e lumtur do të ishte sot Kosova, po të mos udhëhiqej nga Hashim Thaçi e PDK-ja, po të mos udhëhiqej nga Isa Mustafa dhe LDK-ja, e po të mos udhëhiqej nga Ramush Haradinaj dhe AAK-ja.

Le të mendojmë kthjellët dhe me respekt të sinqetë për dëshmorët e lirisë, për të vrarët e të masakruarit nga Serbia gjenocidale, për motrat tona të dhunuara nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale, për vajzat e djemtë që Serbia gjenoicidale i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Le të mendojmë kthjellët dhe me respekt, se të gjitha këtyre viktimave të pafajshme autoktone shqiptare, duke mos i harruar as edhe foshnjet që u vranë duke pirë qumësht në gjoksin e nënës, Serbia gjenocidale ua ndërpreu qumështin e nënës në fyt, Serbia gjenocidale të gjitha viktimave ua ndërpreu të drejtën për të jetuar, ua ndërpreu ëndërat e bukura për jetën.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po qe se qeveritë, presidencat dhe parlamentet e deri sotme në Kosovë, të kishin punuar me përkushtim e ndershmëri për ngritjen e padisë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer ne Kosovë, dhe për ngitjen e padive ndaj kriminelëve serbë, për ngritjen e një Muzeu të krimeve të luftës në Kosovë dhe për digjitalizimin e masakrave dhe krimeve serbe në Kosovë.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po të mos kishte vëllavrasje, po të mos kishte hajni dhe korrupsion, duke e blerë 3,5 euro një ari tokë.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po qe se multi milionat e vjedhur të ishin në arkën e shtetit të Kosovës, e jo në xhepat e milionerëve hajdutë të pasluftës.