Analisti Faton Mehmeti thekson se, zgjedhjet edhe mund të mbahen, madje mund të jenë në muajin dhjetor.
“Zgjedhje mund të ketë, edhe ashtu jemi në 12 muajt e fundit të afatit të rregullt, kështu që pres që zgjedhjet të ketë në dhjetor, krejt brenda suazava normale. Opozita duke ndotur këtë fakt, kërkon zgjedhje si formë psikologjike që ja edhe këta s’munden me kry afatin katër vjeҫar”, vlerëson ai.
Analisti Mehmeti thekson poashtu se opozita synon që VV mos të arrijë 50% në mënyrë që të futen në koalicion, të gjitha partitë opozitare lutën që të futën në koalicion paszgjedhor me VV.
“Më e etur për këtë duket AAK me Nismën. Fituesi tanimë dihet, krejt ajo ҫfarë pak a shumë diskutohet është 50% apo nën këtë sa do të jetë. VV është e paarritshme edhe po u bën krejt bashkë, për mendimin tim VV kalon mbi 50%”, vlerëson Mehmeti.