Lajme

“Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se humb, qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:15 / 18 September 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe për kërkesën e opozitës për mbajtje të zgjedhjeve të reja parlamentare.

Ai ka theksuar se as Qeverisë e as Opozitës nuk u konvenojnë zgjedhjet e reja parlamentare.

“Opozita herë kërkon dorëheqjen time herë shkarkimin tim e herë zgjedhje. Zgjedhjet nuk i konvenojnë askujt, opozitës nuk i konvenojnë se humb, qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet se zhduket opozita dhe ne s’duam të jemi pa opozitë”, ka theksuar Kurti./GazetaBlic