Lajme

“Opozitës së shkërmoqur, i ka hyrë frika deri në palcë” – Pse po sulmohet Qeveria Kurti në vend se të ndihmohet?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:58 / 5 July 2023

Të hënën që kaloi ka dështuar të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, pa heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi bëri të ditur se nuk do të ketë as seanca normale dhe për veprimet e ardhshme do të vendosin në mbledhjen e kryesisë së partisë.

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar shpalljen e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

Ata kanë paralajmëruar edhe bojkotin e Kuvendit të Kosovës e po ashtu edhe dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Me këtë të fundit dhe me presidenten, Vjosa Osmani, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se do të shkëpusin çdo komunikim zyrtar, përveç në rastet kur do të diskutohet shpallja e datës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdon të bëjë thirrje për votimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Gjithë këtë situatë, për gazetën “Bota sot” e kanë komentuar analistët politik.

Qarri: Rrëzimi i Qeverisë aktuale, as që sjell zgjidhje, madje e komplikon edhe më tepër gjendjen aktuale

Image

Gani Qarri

Analisti politik Gani Qarri në një përgjigje për “Bota sot” partitë opozitare i quan të “shkërmoqura”, që sipas tij, deklarimet e tyre shkojnë deri në çmenduri.

Partitë e shkërmoqura opozitare edhe vendosmërinë e kryeministrit Kurti për të vendosur rend e ligj dhe mbrojtur kushtetutshmërinë në veriun e Kosovës, nga bandat kriminale serbe dhe grupet paramilitare të organizatave terroriste “Brigada e veriut” dhe “Mbrojtja civile” si dhe ato të ardhura nga Serbia, nga frika se nuk po arrijnë të jetësohen marrëveshjet e nënshkruara nga Thaçi e Mustafa, për formimin e “zajednicës” dhe bosnjëzimin e Kosovës, përpiqen ta shesin si “frymë antiamerikane”, gjë që është jo vetëm rrenë e madhe, por edhe inerci totale e kësaj opozite të dështuar.

Dhe përderisa vet i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar thotë publikisht se Kryeministri Kurti është partner i vështirë për bisedime, por ai është partner i SHBA-ve, ndërsa kryeministri Kurti deklaron publikisht se SHBA, është mik i pazëvendësueshëm për Kosovën, akuzat e gënjeshtërta të opozitës së shkërmoqur, çuditërisht, vazhdojnë të shkojnë deri në çmenduri.

Pra nuk duhet harruar se shpifjet dhe akuzat e pabazuara janë propagandë e organizuar, e opozitës së shkërmoqur dhe me perspektivë të shkatërruar, të cilës i ka hy frika deri në palcë, se Albin Kurti do ta pamundësoj realizimin e marrëveshjeve renegate të nënshkruara nga kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustagfa, si dhe të miratuar nga PDK-LDK dhe Lista serbe, me shumicë votash edhe në Kuvend, për krijimin e “zajednicës” dhe bosnjëzimin e Kosovës”, thotë ai.

Tutje, thotë se burim i dezinformatave nuk është vetëm Serbia, por edhe partitë e inkriminuara opozitare.

Grupe dhe individ të mirë- paguar me parat e majme që Serbia përmes kanaleve të saj të fshehta ka futur dhe shpërndarë te njerëzit e vet të besueshëm shqipfolës, në Kosovë, të cilët me forca të bashkuara po bëjnë punën e Serbisë dhe luftojnë natë e ditë, për krijimin edhe të një “Republike serbe” në Kosovë.

Kështu që burim i dezinformatave më të tmerrshme me të cilat sot e për ditë me radhë, për 24 orë rresht, bombardohet gjithandej Kosova, nuk është më vetëm Serbia por rolin kryesor në zgjerimin, shtrirjen dhe shumëfishimin, e bëjnë partitë e inkriminuara opozitare, të cilat pas pazareve publike me tokat autoktone të Kosovës, duke i falur FYROM-it mbi 2500 hektar, kurse Malit të Zi edhe 8300 hektar tjerë, tani duan, që edhe veriun e vendit tonë, me pjesët më vitale, ashtu siç deklaronin Thaçi & Co, t`ia falin Serbisë hegjemoniste”, shprehet ai.

Më tej, Qarri thotë se edhe deklarimet e opozitë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, nuk janë zgjidhje, madje vetëm sa e komplikon situatën edhe më shumë.

Opozitë, të cilën shkaku i qëndrimeve të hapura kundër shtetit të Kosovës dhe keqpërdorimit e plaçkitjeve të vazhdueshme të pasurive të qytetarëve, elektorati i Republikës, nga zhgënjimi i madh me keqpërdorimet e funksioneve ish qeveritare dhe pozitave ish-komunale e institucioneve tjera administrativo politike, me votën e vet të lirë, gati sa e ka dërguar plotësisht në arkiva të historisë politike.

Megjithatë, ato për të mos e lënë Serbinë vetën dhe Vuçiqin pa mbështetje brenda Kosovës, në vend të përpjekjeve të përbashkëta dhe veprimeve të sinqerta për të ardhmen e shtetit tonë të ri, ka kohë që e kanë humbur edhe koncentrimin e të vepruarit efektiv politik dhe as që dinë gjë tjetër, veçse ta imitojnë Vuçiqin dhe Serbinë fashiste, për t`iu kundërvënë sa më brutalisht Qeverisë dhe dëmtuar sa më rëndë shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Është shumë e habitshme se si pikërisht në kohën kur Qeveria e Kosovës po përballet me trysninë e pa përshkruar të bashkësisë ndërkombëtare për tensionet në veri, të cilat nuk i ka shkaktuar Qeveria Kurti as shteti i Kosovës por bandat kriminale serbe dhe grupet paramilitare të Vuçiqit, të dërguara enkas nga Serbia për pengimin e rendit e të ligjit si dhe moslejimin e vendosjes së shtetit të së drejtës, partitë opozitare në vend se të bëhen bashkë me qeverinë, për ta mbrojtur vendin, e tërësinë tonë territoriale dhe përballuar sa më lehtë pasojat e masave të ndërmarra nga BE, ato atakojnë Qeverinë e Kosovës, më ashpër se vet Serbia, akt i hapur renegat i tyre, që kurrë nuk duhet t`ua falë ky popull.

Dhe megjithëse rrëzimi i Qeverisë aktuale, as që sjell zgjidhje, madje e komplikon edhe më tepër gjendjen aktuale, në këto momente delikate, ato përkundër dëshirës së flakët, për rrëzimin eventual të Qeverisë Kurti 2, me mocion mosbesimi, nuk e kanë as gjysmën e votave të nevojshme, ndaj tani kanë filluar të merren me manovrime e makinacione dëmtuese jo për Qeverinë, se atë, as që mund ta rrëzojnë, por për ta dëmtuar sa më rëndë shtetin dhe qytetarët e Kosovës, duke mos votuar as ligjet për financimet ndërkombëtare të parapara për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në Republikën e Kosovës”, përfundon ai për “Bota sot”.