NGA: REXHEP TORTE
Opozita mjerane në Kosovë, duke e sulmuar Albin Kurtin e çon ujin në mulllirin e Serbisë dhe në mullirin e ndërkombëtarëve dashakeq, me shpresë se Serbia ose ndërkombëtarët do t’i ndihmojnë që kjo opozitë të rikthehet në pushtet.
Opozita mjerane në Kosovë duhet ta lejojë që Albin Kurti ta mendojë dhe ta veprojë më të mirën për Kosovën,dhe këtë me siguri që do ta arrijë Albin Kurti me vendimin e tij përfundimtar në dialogun Kosovë-Serbi.
Opozita mjerane në Kosovë duhet ta kuptojë se kthim prapa nuk ka, se koha e tradhtive ka kaluar dhe se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku, e të tjerë sikëta,Isa Mustafa,Avdullah Hoti,Edita Tahiri,Skender Hyseni e të tjerë si këta,Ramush Haradinaj,Fatmir Limaj,e të tjerë si këta,kurrë më nuk do të kthehen ta udhëheqin Kosovën,sepse në 22 vitet e kaluara u dëshmuan tradhtarë,hajna dhe të korruptuar,dhe se populli Kosovës nuk do t’u jep asnjë votë.