Lajme

Oriola Marashi merr vëmendje me fizikun atraktiv në fustanin transparent

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:38 / 3 August 2023

Ajo nuk ka dyshim se është njëra nga modelet më të pëlqyera në tregun shqiptar.

Bëhet fjalë për yllin e “Guess”, Oriola Marashin, e cila tanimë ndiqet nga mijëra njerëz edhe në rrjete sociale.

Bukuroshja, që vetëm në Instagram mban mbi 800 mijë njerëz, ka shpërndarë së fundmi disa imazhe atraktive.

Foto: Screenshot/Instagram

Zeshkania ka marrë vëmendje me linjat trupore të kolme në një fustan të bardhë transparent.

E njëjta ka pozuar në një plazh në mbrëmje, ku si fokus natyrisht kishte fizikun e tonifikuar.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo ka bërë që të marrë komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit krahas postimit.

Sidoqoftë, Oriola po vazhdon me angazhimet në fushën e modelingut jashtë trojeve shqiptare.