Lajme

“Ose ikë lësho rrugë ose ta bëjmë qaren” – Haradinaj i kërkon Kurtit t’i kryej detyrat në bazë të Kushtetutës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:18 / 20 June 2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kriza politike për formimin e institucioneve është si pasojë e qasjës së kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.
Sipas tij, kjo që po ndodh me vendin shkakton pasoja të rënda.
Haradinaj tha se nuk do të lejojnë që Kurti dhe bashkëpartiakët e tij të bëjnë hajgare me vendin.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka përjashtuar edhe aksione simbolike ndaj Kurtit.

“Ne është mirë me filluar me ja nxi jetën këtij njëriu. Me ja bë të manudshme mbajtjen peng të Kosovës në mënyrën se si po e mban që ai me shku në Qeveri në mënyrë ilegale, se ai e ka dhënë betimin në Parlament. Me ardhë në Parlament me bë hajgare. Na duhet me fillu me ja kthy dyqysh këtij njëri. Atë nuk është mirë me lënë me dal as në rrugë. Duhet me ja kthy votë që na gjujke, duhet me ja kthy gazin që na gjujke, duhet me ja kthy të gjitha e mi thënë zotni nuk mundesh me bajtë peng vendin se nuk është ky vend jetim. Ose kry detyrat në bazë të kushtetutës mos humb kohë duke na thirrë cdo të dytën ditë në Kuvend. Ose ikë lësho rrugë ose ta bëjmë qaren”, tha ai për rtv21.