2:54 / 14 December 2023
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel.
Osmani ka shkruar se në këtë takim ka ritheksuar heqjen e masave ndaj Kosovës dhe rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat, transmeton lajmi.net.
“Në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE”, ka shkruar Osmani.