6:30 / 5 April 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot ka diskutuar virtualisht me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se ka folur për rreshtimin e palëkundur të Kosovës me veprime kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Unë i bëra të ditura edhe burimet e destabilitetit në rajonin tonë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Parlamentit Evropian për rrugën e integrimit evropian për Kosovën”, ka thënë Osmani, transmeton Sot News.