Lajme

Osmani dhe homologu i saj letonez, mbjellin drurin e miqësisë (FOTO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:29 / 22 April 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me homologun e saj letonez, Egils Levits, kanë mbjellë drurin e miqësië.

Fotografitë janë shpërndarë nga llogaria zyrtare e presidentes në Instagram.

Gjatë ditës së sotme, Osmani dhe Levits, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, përmes së cilës presidentja tha se nga Levits kërkoi mbështetje për rrugëtimin e Kosovës në drejt BE-së dhe NATO-së.

Ndërkohë, Levits tha se Kosova i përket Evropës.

Pos Osmanit, Levits takoi edhe kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca, njofton Sot News.